08:41 / E Premte, 14 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Emergjenca mbingarkohet me pacientë që kërkuan ndihmë për 24 orë

Klinika Emergjente e QKUK-së, në 24 orët e fundit ka qenë e mbingarkuar me pacientë.

Sipas raportit 24 orësh të kësaj klinike, vetëm në 24 orët e fundit ka pasur 233 pacientë.

Në dhomën e reanimimit kanë qenë 45 pacientë, 43 vizita kirurgjike,73 internistike, 50 vizita ortopedike.

Poashtu, në 7 raste pacientët kanë kërkuar ndihmë si pasojë e aksidenteve në trafik.

Klinika Emergjente ka trajtuar edhe raste të tjera të lëndimeve me armë zjarri dhelëndimeve të tjera./Indeksonline/