14:08 / E Hënë, 04 Korrik 2022 / LB

Emërohet Bordi i ri i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar përbërjen e re të Bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Këta janë emrat e propozuar nga ministri i Shëndetësisë: Dafina Gexha-Bunjaku nga Ministria e Shëndetësisë, Ahmet Ismaili e Klit Shala nga Ministria e Financave, Kastriot Meqa nga Oda e Mjekëve, Agreta Gecaj-Gashi nga SHSKUK-ja dhe Muhamedali Kodra nga Shoqata e Pacientëve.