75 Mall Live Search
12:57 / E Diele, 09 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Emery, më i suksesshëm se Pep, Klopp e Mourinho

Unai Emery e ka filluar për mrekulli aventurën e tij të re tek Arsenali.

Trajneri spanjoll, pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para, nuk di më për humbje.

Skuadra londineze në dy ndeshjet e para pësoi humbje nga Man City dhe Chelsea në Premier League.

Por, që prej atëherë, ka grumbulluar plotë 34 pikë, kurse pas 15 ndeshjeve, grumbulloi 31 pikë.

Kjo e bën atë trajnerin më të suksesshëm në krahasim me Pep Guardiola, Jurgen Klopp, Maurizio Pochettino dhe Jose Mourinho.

Pra, pas 15 ndeshjeve të para, Emery ka grumbulluar 31 pikë, ndërsa Guardiola e nisi aventurën në Premier League me 30 pikë pas 15 ndeshjeve.

Tutje, pas tyre vijnë Mourinho (27), Klopp (23) dhe Pochettino (21)./IndeksOnline/