09:29 / E Enjte, 30 Maj 2019 / indeksADMonline

Emery i “maltretoi” futbollistët 12 orë por nuk ia doli

Chelsea fitoi Europa League pasi mposhti Arsenalin në finale me rezultat 4-1. Unai Emery nuk arriti të fitoj finalen e tij të katërt në këtë kompeticion duke dështuar në ndeshjen e fundit, shkruan Indeksonline.

Ai ishte munduar ta përgatiste më së miri ndeshjen, por nuk arriti t’i vlerësoj sa duhet dinakëritë e Sarrit.

Trajneri i Arsenalit së bashku me lojtarët kishin analizuar 12 orë ndeshje të kundërshtarit para ndeshjes.

Por gabimet personale në gjysmë të fushës bënë që Chelsea të shënonte shumë lehtë. /IndeksOnline/