16:01 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Emery: Jam i bindur se do të eliminojmë Real Madridin!

Unai Emery, trajneri spanjoll i PSG, është i bindur se skuadra e tij do të eliminojë Real Madridin nga Liga e Kampionëve.

Emery ka thënë se ata kanë mposhtur edhe Bayernin dhe Barcelonën, duke sfiduar edhe Real Madridin përkundër humbjes me rezultat 3-1.

“Ne kemi fituar të gjitha ndeshjet si vendas këtë vit, ne poashtu kemi mposhtur Bayernin ( 3-0 në shtator 2017 ) , Barcelonën ( 4 – 0 në shkurt 2017 ) , unë jam duke menduar për këtë ndeshje dhe unë jam i bindur se skuadra do të tregoj vlerën e saj dhe ne do të kalojmë tutje” , deklaroi Emery në një konferencë shtypi para ndeshjës me Strasbourg. /IndeksOnline/