15:12 / E Martë, 02 Nëntor 2021 / B O

Emery sot trajner i Villarealit në CH.League, të shtunën rikthehet trajner në Premierligë!

Unay Emery do të udhëheqë sot Villarealin në ndeshjen ndaj Young Boys. Mediat e huaja raportojnë se kjo do të jetë ndeshja e fundit e trajner spanjoll në krye të kësaj skuadre.

Raportohet se Emery ka arritur marrëveshje me Newcastle United. Madje flitet se trajneri spanjoll do të drejtojë Newcastlen në ndeshjen e së shtunës në Premierligë ndaj Brighton.

Raportohet se sheikët e Newcastles do ti paguajnë 6 milionë funta Villarealit për të liruar atë nga detyra./Indeksonline/