18:37 / E Premte, 08 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Emery: Xhaka nuk po ndihet mirë për të luajtur këtë fundjavë

Granit Xhaka nuk është gati të rikthehet të luaj për Arsenalin, këtë e ka konfirmuar trajneri i londinezve.

“Unë fola me të Martën se si po ndjehet ai tani dhe si është  mendja e tij. Po punon mirë, po stërvitet mirë, por më tha që nuk po ndihet mjaft mirë për momentin për të luajtur. Ne do të presim”, tha Emery.

Pierre-Emerick Aubameyang u emërua kapiten i ri i Arsenalit dhe Emery e ka mbështetur sulmuesin për të rolin e kapitenit, duke thënë: “Pasi fillova me Granit Xhakën sepse ai ka cilësinë të marrë përgjegjësinë e kapitenit. Pastaj pas ngjarjes që ndodhi, vendosa se ishte më mirë që ai të mos ishte kapiten. Në anën tjetër është Aubameyang, i dyti pas tij është Bellerin, i treti është Lacazette dhe i katërti është Mesut Ozil”./Indeksonline/.