22:03 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

Emigrantët fshehen në kamionin e Ferrarit, futen ilegalisht në Britani

Dy emigrantë ilegalë u transportuan aksidentalisht në Grand Prix-in Britanik të Formula 1 që u mbajt këtë fundjavë, nga një kamion furnizues i Ferrarit.

The Telegraph raporton se dy emigrantët kanë arritur të bëjnë udhëtimin brenda kamionit të F1 dhe janë zbuluar në momentin kur ekipi i Ferrarit filloi shkarkimin në Silverstone. Të dy personat u dorëzuan shpejt tek autoritetet.

Një zëdhënëse e ekipit u tha autoriteteve franceze se emgirantët me gjasë kanë hipur në kamion pranë portit francez të Calasis duke marrur udhëtimin përmes Kanalit Anglez.

Sipas organizatave humanitare, qindra emigrantë jetojnë në Calais duke kërkuar mënyra për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar. /IndeksOnline/