06:16 / E Enjte, 19 Tetor 2017 / indeksADMonline

Emigranti me dy fakultete në Gjermani: Ambasada shqiptare këtu nuk ekziston

Një shqiptar që ka emigruar prej gati 20 vjetësh nga Shqipëria tregon për Arena” nga Dritan Hila në Ora News, peripecitë në emigracion, duke theksuar se ata që janë në kamp në Gjermani nuk kanë asnjë shans. Llesh Murrani, i cili ka kryer dy fakultete në Shqipëri, thotë se në Gjermani ku jeton me dokumente italiane, ambasada shqiptare “nuk ekziston”.

Murrani: Në momentin që futeni në kamp, shpresa është zero. Shteti shqiptar këtu për ne emigrantët nuk ekziston. Kam provuar të kontaktoj me email disa herë ambasadën tonë në Berlin, absolutisht e pamundur. Ambasada të jetë më e gjallë dhe më e lidhur me ne. Jemi sikur të ardhur nga Kurdistani. Të jem i sinqertë nuk mund të ketë një njeri që të mos kthehet në Shqipëri.