10:02 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Emily Ratajkowski me bashkëshortin, marrin pjesë në protesta paqësore, në Los Angeles

Emily Ratajkowski është në mesin e shumë të famshmëve që po shfrytëzojnë ndikimin e tyre për të bërë thirrje për ngjarjen që ndodhi në Amerikë, kur një polici vrau afro amerikanin, George Floyd.

Themeluesja e markës Inamorata fillimisht ka reaguar përmes rrjeteve sociale për protesta në Amerikë me thirrjen “Black Lives Matter”.

Ndërsa, dje modelja e njohur së bashku me bashkëshortin e saj, Sebastian Bear-McClard iu bashkua protestave në qytetin e Los Anxhelosit.

28- vjeçarja mori pjesë në protestën paqësore e veshur thjeshtë dhe sportive derisa mbante maskë në fytyrë.

Momente nga pjesëmarrja në protestë ka ndarë edhe në rrjetet e saj sociale./Indeksonline/