14:02 / E Shtunë, 24 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Emin Pacolli takon presidentin e Zimbabwes

Rrugës së vëllait të madh, ish presidentit të Kosovës Behgjet Pacolli, po shkon edhe drejtori i ‘Mabetex Group’-it, Emin Pacolli në New York ka takuar presidentin e Zimbabwes, Emmerson Mnangagwa

Kështu ka bërë të ditur vet Pacolli përmes llogarisë në “Facebook”.

Pacolli ka thënë se presidenti i Zimbabwes, ka shprehur gatishmërinë e tij dhe konsideratën për ta mbështetur Mabetex-in.

“Ndihem i lumtur se Presidenti shprehi konsideratë dhe mbështetje për kompaninë tonë, duke vlerësuar lartë arritjet e grupit tonë mbarë boten.”, ka shkruar Pacolli.