19:49 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Emina Cunmulaj shtatzënë! Publikon fotografi me barkun e fryrë (Foto)

Modelja e njohur, Emina Cunmulaj është përsëri shtatzënë dhe pritet që shumë shpejtë të bëhet nënë për të dytën herë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vet modelja përmes një postimi në llogarinë  e saj në “Instagram” ku ka ndarë me fansat një fotografi familjare, shkruan Indeksonline.

“Familja jonë po rritet” ka shkruar Emina bashkangjitur me fotografinë ku shfaqet me bashkëshortin dhe vajzën simpatike,

Ndryshe, modelja e njohur është e martuar me miliarderin iranian Sam Nazarian kurse ata kanë një vajzë me emrin, Ella./Indeksonline/