Emina Cunmulaj thotë fjalët më të mira për Shyhrete Behlulin (Foto)
Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj është shumë e njohur për postimet e saj në rrjetet sociale e sidomos në “Instagram”.
Aty ajo poston “episode” nga jeta e saj e përditshme dhe madje flet edhe në gjuhën shqipe, shkruan Indeksonline.
Së fundi Emina në një video të postuar në “InstaStory” ka falënderuar këngëtaren Shyhrete Behluli për baladën “Për vajzën”. Kjo baladë është dedikim I prindërve për vajzën e si duket edhe Eminën e ka emocionuar teksti prekës i saj.
Ndryshe, Emina është shumë e lidhur me familje e sidomos me vajzën për të cilën kujdeset shumë kurse shpesh ngjanë edhe si nënë tipike shqiptare./Indeksonline/