15:15 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018

Enca Haxhia thumbon këngëtarët e baladave dhe përqesh shqiptarët që i dëgjojnë ato

Të shtunën që lamë pas përfundoi edicioni më i ri i festivalit ‘Kënga Magjike’.

Edhe këtë vit ishin baladat ato që u pëlqyen dhe triumfuan në këtë garë, ku çmimi i parë i takoi pikërisht këngës ‘Plas’ të Flori Mumajesit, shkruan Indeksonline.

Por, Enca Haxhia përmesnjë shkrimi të postuar përmes një instastory në llogarinë Instagram ka  përqeshur shqiptarët të cilët i duan baladat sepse sipas saj ato janë tejet depresive.Sipas saj duhet hequr dorë nga lidhjet e dështuara dhe të dëgjohet muzikë elumtur.