14:55 / E Enjte, 30 Dhjetor 2021 / AR

Eminem bën histori në Spotify

Është zbuluar se albumi i Eminem i vitit 1999, ‘The Slim Shady LP’, ka grumbulluar mbi një miliardë klikime në Spotify, duke thyer rekord.

Reperi është artisti i parë që me albumet e tij kanë arritur të shënojnë histori, transmeton Indeksonline.

Albumi i tij i vetëm që nuk ka thyer momentin historik është albumi debutues i vitit 1996 ‘Infinite’ i cili nuk është i disponueshëm në Spotify./Indeksonline/