10:50 / E Hënë, 20 Korrik 2020 / indeksADMonline

Emiratet e Bashkuara Arabe lëshojnë anijen hapësinore, në Mars

Anija kozmike e Emirateve të Bashkuara Arabe ka filluar dje rrugëtimin e saj drejt Marsit. Ky është misioni i parë arab ndërplanetar në botë.

Anija kozmike “Amal”, që do të thotë “shpresë”, do të udhëtojë në Planetin e Kuq për shtatë muaj. Nisja, e cila fillimisht ishte planifikuar për 15 korrik, u shty për pesë ditë për shkak të motit të keq.

Anija kozmike u lëshua në një ishull të vogël japonez jugor në orën 6.58 të mëngjesit me kohën lokale, shkruan Indeksonline.

Gra e burra ishin ulur në qendrën hapësinore, në Dubai, për të ndjekur nisjen e anijes kozmike.

Kompania “Mitsubishi Heavy Industries”, e cila siguroi raketën, tha se deri tani gjithçka shkoi ashtu siç duhej dhe misioni po ec suksesshëm./Indeksonline/