19:41 / E Martë, 24 Korrik 2018

Emiratet japin urdhër për arrestimin e dy personave që realizuan vallëzimin ‘Keke’ (Video/Foto)

Kënga ‘In My Feelings’ nga Drake apo njohur ndryshe edhe si ‘Keke, do you love me’ është bërë sensacion në rrjetet sociale për arsye të vallëzimit që bëhet më këtë projekt.

Emiratet e Gjirit të Abu Dhabit kanë urdhëruar arrestimin e tre përdoruesve të njohur të rrjeteve sociale pasi morën pjesë në një realizim të tillë.

Si pjesë e sfidës ‘Keke’ njerëzit dalin nga një makinë përderisa është në lëvizje dhe e lënë derën hapur  teksa kërcejnë bashkë me sinkronizimin e muzikës, transmeton Indeksonline.

“Pjesëmarrësit në këtë sfidë dalin nga një makinë në lëvizje dhe lënë derën hapur duke kërcyer në një rrugë publike, e cila është një rrezik për ta dhe për të tjerët në komunikacion. Kjo sjellje është në kundërshtim me vlerat e shoqërisë së Emirateve dhe përbën shkelje të moralit publik”, është thënë në njoftimin e tyre.

Zyra e prokurorimit publik nuk ka publikuar emrat e tre personave të urdhëruar për paraburgim por sipas njoftimit ata do të hetohen për rrezikimin e jetës së tyre dhe të tjerëve si dhe për shkelje të moralit publik.

Ata që morën pjesë në sfidë do të dënohen me gjobë ose me burgim.

Një dentist, Hassan Ghoeim, i cili ka 1.2 milionë ndjekës në Instagram, ishte njëri prej tyre. Një tjetër është i njohur thjeshtë si ‘Salman’ në Twitter, që publikoi versionin e tij./Indeksonline/