14:41 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Emisari i Trumpit vetëm Thaçit i shkon në zyrë, liderët partiakë i takon në ambasadë

Përfaqësuesi Special i presidentit të SHBA-së për dialogun, Richard Grenell, e ka përfunduar takimin me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai është parë më herët duke dalë nga kabineti i Thaçit.

Nuk dihet se çfarë kanë folur, pasi zyra e Thaçit ende nuk ka lëshuar komunikatë, kurse mediat janë lejuar të merrnin vetëm pamje. Por, ajo që dihet është se Grenelli vetëm Thaçit i ka shkuar në zyrë, kurse gjithë të tjerët i ka thirrur në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë.

Përfaqësuesi Special i Trumpit për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sot pritet t’i takojë veçmas edhe Albin Kurtin, Isa Mustafën dhe Vjosa Osmanin, Kadri Veselin dhe Ramush Haradinajn.

Të gjithë këta, siç mëson Periskopi, do t’i takojë me radhë në Ambasadën e SHBA-së, në lagjen “Arbëria”.