20:37 / E Mërkurë, 15 Mars 2023 / AR

Emisioni i diasporës ‘Ich bin Albaner’, rikthehet në ekran televiziv

Autori dhe producenti i emisionit nga diaspora “Ich bin Albaner”, Kreshnik Ibrahimi ka njoftuar se ky emision, pas një pauze një vjeçare do të rikthehet në ekran televiziv.

Ai ka bërë me dije se emisioni do të nis së transmetuar nga data 2 prill.

“Ky sezon do sjell te qeshurat dhe humorin që i ka munguar Diasporës”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Njoftimi i tij i plotë:

Urime Diasporë 😃🇽🇰🇦🇱🇩🇪

Të dashur vllezer dhe motra,bashpuntor dhe ndjekes kudo qe jeni,sot kam nenshkruar Marrveshje Bashkpunimi per transmetimin e Emisionit “Ich Bin Albaner” në Televisionin Tëvë se bashku me Drejtorin e Televisionit z.Dukagjin Maliqi.

Pas nje Pause 1 vjeçare te Emisionit ne Televisionet tona rikthehemi me transmetim Televiziv çdo te Diele ora 19:00 nga data 02.04.2023.

Ky sezon do sjell te qeshurat dhe humorin që i ka munguar Diasporës. Ftoj te gjith bashpuntoret dhe ata qe duan te behen pjes e kti suksesi te na kontaktojn.

Falenderoj Zotin,stafin dhe Miljona shikues qe ndjekin Emisionin tim!

Me Respekt #KI.