15:15 / E Shtunë, 20 Korrik 2019 / indeksADMonline

Emisioni i njohur i mëngjesit ndërron moderatorë: Ikën Dajana dhe Besi, vjen Arjola dhe Kelvi

Prej kohësh, po përflitet për lëvizjet e reja televizve në radiotelevizionin Ora News.

Pak javë më parë, Indeksonline bëri të ditur që krahas Kelvi Kadillit, edhe Arjola Shehu do të shfaqej në shtator në Ora News.

Së fundmi, burime pranë këtij televizioni kanë treguar për Indeksonline se Kelvi dhe Arjola nuk do të vijnë me programe të ndryshme, por me një program të tyrin.

Bëhet fjalë për emisionin e mëngjesit, “Ditë e Re”, i cili aktualisht drejtohet nga Dajana Shabani dhe Besmir Metani, bashkë me Hermes Nikaj.

Dyshja që drejtoi programin e mëngjesit për disa sezoni do ta lerë emisionin në fjalë për një projekt tjetër, në po të njejtin televizion.

Ndërkohë, “Ditë e Re” do t’i besohet dyshes Arjola-Kelvi.

Akoma nuk dihet çfarë do të ndodhë me “Zogun e Tiranës”, i cili tashmë është kthyer në një nga arsyet se pse ky emision ka arritur të mbledhë pas vetes mjaft shikues.

Ngacmimin e parë për këtë ndryshim na e dha vetë Dajana, e cila pyetjes së nëse po largohej nga “Ditë e Re” iu përgjigj duke thënë se për momentin nuk do të prononcohej. Kaq mjaftoi që ne të Indeksonline të hulumtonim paksa.

Arjola Shehu, një sezon më parë, drejtoi suksesshëm një program paraditeje, ndërkohë që Kelvin e pamë nën drejtimin  e Pop Culture, një program ndryshe nga ky që do të marrë nën drejtim.

Nëse do ja dalë dyshja e njohur apo jo, këtë do ta mësojmë kur programi do të dalë në transmetim.