14:21 / E Hënë, 05 Mars 2018 / indeksADMonline

Emma Watson me tatuazh të ri në tapetin e kuq! Ndjekësit e bëjnë “hor” se ka harruar një shenjë pikësimi (Foto)

Në mesin e qindra yjeve që parakaluan në tapetin e kuq mbrëmë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscars, ishte edhe aktorja e famshme Emma Watson.

Derisa shumë aktor në eventet e mbajtura gjatë këtij viti iu bashkuan kauzës në shenjë solidariteti me viktimat e dhunës seksuale të botës së Hollivudit, aktorja në fjalë kishte bërë një tatuazh, shkruan Indeksonline.


Emma në dorën e saj në mbështetje të lëvizjes së Hollywood për ngacmimet seksuale, kishte shkruar “Times up” mirëpo, ajo kishte harruar një apostrof tek “Time’s”. Kjo gjë u ka rënë ndjekësve të saj në sy të cilat edhe kanë kritikuar atë dhe kanë vërshuar komentet në adresë të saj./Indeksonline/