18:07 / E Shtunë, 17 Mars 2018 / indeksADMonline

Emocione të forta sjellë sonte Ledri Vula në “Dua të të bëj të lumtur” (Foto)

Ledri Vula është një nga reperët më të talentuar dhe më të kërkuar shqiptar.

Reperi shpesh ka treguar edhe anën modeste e humane të tij. Ai sonte në Top Channel, do të vij përmes emisionit “Dua të të bëj të lumtur” me Arbana Osmanin, shkruan Indeksonline.


Kjo është bërë e ditur edhe përmes promos së emisionit i cili është publikuar ditë më parë. Ndërsa këtë e ka paralajmëruar edhe vet Ledri me disa fotografi të publikuara në llogarinë e tij Instagram.

Reperi shihet me prezantuesen Arbana Osmani, teksa ka shkruar: Sonte tek @duatetebejtelumtur_topchannel kujtojme bashke Rebeken.

Ledri do ta sjellë historinë e këngës së tij “Beutiful” që i dedikohet Rebekës e cila vite më parë kishte vdekur nga kanceri. Rebeka ishte vajza e kreatores Xheraldina Rexhepi, e cila kishte kërkuar ta ftonin Ledrin.

Emocione të fuqishme do të shihni sonte, e reperin do ta shohim me lot në sy si asnjëherë më parë./Indeksonline/

Temat: