09:54 / E Hënë, 11 Mars 2024 / L K

Emocionohet Dafina Dauti teksa flet për këngën që ia dedikoj nënës

Këngëtarja e njohur Dafina Dauti së fundi ka publikuar një këngë kushtuar nënës.

Ajo në emisionin e mëngjesit “Dita e Re” në Kanal10 ka treguar për këtë projekt dhe idenë e kësaj kënge.

Dauti nën emocione ka folur edhe për realizimin e kësaj projekti.

“Kjo këngë ka dalë bash qysh unë kam dashtë, sipas meje nuk ka asnjë vërejtje, por që derisa e kam realizu gjithmonë sa herë që e kam dëgju  gjithmonë kam qajtë. Po të them është një këngë e shpirtit tim.”