11:53 / E Shtunë, 15 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Emocionuese: Ish-ushtari i UÇK-së nga Kaçaniku ia dorëzon teshat e luftës djalit të tij!

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Burim Shehu nga Kaçaniku, ka bërë një gjest interesant me rastin e formimit të ushtrisë së Kosovës.

Ai ia ka dorëzuar teshat e luftës djali të tij, Bamirit.

“Besoj në Ushtrinë tonë. Me krenari e me më shumë mall. 1 Foto sa 1000 fjalë”, ka shkruar Shehu në profilin e tij në “Facebook”.

Ndryshe, Shehu ishte pjesë e shumë betejave; duke nisur nga Mullopovci, Jezerci, Reçaku si dhe Kaçaniku.  /Indeksonline/