22:03 / E Shtunë, 17 Shtator 2022 / MSH

Emocionuese: Takimi i parë i Marigonës me të birin

Marigona dhe Robin Krasniqo kanë ndarë një nga momentet më të mira të jetës së tyre, ardhje në jetë të të birit.

Më 12 shtator, çifti u bekua me djalin, të cilin e quajtën Meyson Robin Krasniqi.

Ndërkohë, modelja ka ndarë sot një fotografi nga hera e parë kur mori në krahë të birin.

“Takimi ynë i parë” shkroi ajo në fotografinë që është shumë emocionuese dhe e veçantë.