20:54 / E Diele, 29 Nëntor 2020 / C E

Emocionuese – Trajneri i Kukësit ndjek ndeshjen nga spitali në Turqi, skuadra e nderon

Skënder Gega është në gjendje shumë më të mirë shëndetësore dhe shumë shpejt pritet të rikthehet në Shqipëri për të vazhduar punën e tij në stolin e Kukësit.

Trajneri i cili po kurohet në Stamboll nga COVID-19, nuk mund ta humbiste fitoren spektakolare të skuadrës me shifrat 4-2 ndaj Vllaznisë.

Ai e gjeti mundësinë për ta ndjekur këtë ndeshje nëpërmjet telefonit të tij nga spitali në Turqi. /IndeksOnline/