21:10 / E Premte, 05 Mars 2021 / OSH

Emocionuese, vogëlushja 7-vjeçare në SHBA shet limonada për të përballuar operacionin në tru

Një histori tejet e veçantë është ajo e 7-vjeçares Liza Scott, nga Alabama e SHBA. Vogëlushja, prej një viti shet limonada në furrën në pronësi të nënës së saj, për një qëllim të vetëm: të grumbullojë paratë për operimin që do të kryej në tru.

Muajin e kaluar, mjekët e lajmëruan familjarët e saj se Liza vuante nga një sërë sëmundjesh, ndër të cilat më problematikja ishte ajo që lidhej me trurin. Nëna e Lizas, Elizabeth ka treguar për mediat vendase, përpjekjet e së bijës për të grumbulluar paratë e operimit, që për hir të së vërtetës është tepër i shtrenjtë.

“I thash se nuk ka nevojë ta bëjë këtë gjë. Por më tha se ka marrë vendimin për të shitur limonada dhe të japë kontributin e saj në mbledhjen e parave për operacionin”, u shpreh Elizabeth.