08:06 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Emra të rinj në listën e deputetëve të LDK-së, pas emërimit të ministrave

Nga zgjedhjet e gjashtë tetorit emra të rinj iu shtuan Kuvendit të Kosovës, por pati edhe ndër ata që fituan për një mandat të dytë për legjislaturën e Kuvendit.

Por zgjedhja e qeverisë së re të Kosovës do të sjellë ndryshime edhe në përbërjen e Parlamentit të Kosovës.

E gjithë kjo pasi deputetët do të marrin poste ekzekutive në Qeverinë Kurti, raporton Indeksonline.

Lumir Abdixhiku, Besian Mustafa, Anton Quni janë deputetët e LDK-së që do të emërohen ministra, kurse Avdullah Hoti do të jetë zv/kryeministër nga radhët e partisë së Isa Mustafës.

Kësisoj vendet e tyre do të plotësohen me emra të tjerë në legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës.

Fidan Rekaliu, Shumbin Gashi, Xhavit Ukaj Besa Gaxherri e Hatim Baxhaku janë emrat e rinj që do të jenë pjesë e Parlamentit nga radhët e LDK-së./Indeksonline/