16:37 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Emri i personit që vodhi në argjendari, njihet për falsifikime të dokumenteve personale

Policia e Kosovës mbrëmë në orët e vona ka arritur të arrestojë 31 vjeçarin i cili ditë më parë kreu një vjedhje në një argjendari në Prishtinë.

Indeksonline mëson se emri i personit në fjalë është Leonard Bytyqi dhe i njëjti vije nga komuna e Suharekës.

Burimet e njëjta thonë se Bytyqi njihet edhe për falsifikimin e dokumenteve.

31 vjeçar, shtetas i Kosovës u arrestua gjatë orës 23:00 ku edhe i janë sekuestruar sasi e stolive të arit si dhe gjësende të ndryshme të cilat mund t’i shërbejnë ndriçimit të plotë të rastit. /Indeksonline/