18:50 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

Emri i veçantë i djalit të Dukeshës dhe Dukës së Sussex-it

2 ditë pas lindjes, pasi janë menduar gjatë, Dukesha dhe Duka i Sussex-t kanë vendosur për emrin e të birit.

Në faqen zyrtare të Instagram-t të tyre ata kanë treguar edhe emrin e të voglit. Çifti e kanë pagëzuar anëtarin e ri të familjes mbretërore me emrin Archie Harrison Mountbatten. Pra, emri i të voglit është Archie.

Shumë baste janë vendosur nga britanikët për emrin e princit të vogël, por asnjë nuk e ka gjetur pasi ky është një emër mjaft i vaçantë që nuk ka qenë pjesë e emrave potencialë.