14:52 / E Shtunë, 26 Tetor 2019 / indeksADMonline

Enca e tepron, ngrit këmbët te Kulla e Parisit

Nëse jo me projektet, ajo patjetër që është aktive me fotografi e video provokuese në  rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për këngëtaren, Enca Haxhia e cila këto ditë po qëndron në qytetin e Parisit, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja nga Shqipëria nuk e lë t’i ikën rasti pa bërë gjeste dhe foto që do të rrëmbejnë vëmendjen e publikut.

 Të tilla ishin edhe imazhe nga Parisi, e veshur në një fustan të zit ë shkurtës të kombinuar me taka ta larta dhe pallto të gjatë, Enca tërhoqi vëmendjen edhe me diçka tjetër.

Në një nga fotografit e publikuara atje ajo pozoj para Kullës ‘Eiffel’ teksa e shtrirë ngriti këmbët lartë.

“Pamje nga pamja”, ishte mbishkrimi që ajo la sipër fotografisë./Indeksonline/