21:12 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

Enca: Tani jam edhe aktore

Përveç si këngëtare, tani Encën e kemi rastin ta shohim edhe si aktore.

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria luan në filmin më të ri Ermal Mamaqit “I love Tropoja” i cili mbrëmë pati premierën.

Enca tregoj aftësitë e saj si aktore në filmin e parë për të, por me sa duket nuk do të jetë i fundit, kështu të paktën ka lënë ajo të kuptohet përmes një postimi në Instagram.

Me një fotografi nga premiera e mbrëmshme, ku Enca shkëlqeu në fustan të kuq ajo ka shkruar “E shtova edhe aktrimin në biografinë time”.

Kujtojmë që në filmin “I love Tropoja” luajnë disa emra të njohur të aktrimit, por edhe muzikës shqiptare./Indeksonline/