16:55 / E Premte, 14 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ende asnjë parti nuk ka aplikuar për zgjedhjet në Podujevë

Asnjë parti politike apo kandidat nuk ka aplikuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Podujevës.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, ka bërë të ditur për KosovaPress, se deri më tani nuk kanë pranuar asnjë aplikim nga kandidatët apo partitë politike.

Të gjitha partitë politike dhe kandidatët që duan të marrin pjesë në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Podujevës kanë afat që të aplikojnë deri më 17 shkurt.

Elezi tha se Zyra për Regjistrim të Partive Politike të gjitha aplikimet që bëhen i shqyrton dhe pastaj i paraqet KQZ-së rekomandimet lidhur me certifikim ose jo të një subjekti politik.

Zgjedhjet për kryetar të Komunës së Podujevës do të mbahen me 15 mars, ndërsa kjo Komunë ka shkuar në zgjedhje pasi kryetari Agim Veliu është zgjedhur ministër në Qeverinë e Kosovës.