12:48 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Ende nuk ka të dyshuar për vrasjen e Ivanoviqit

Zëvendëskomandanti i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë për KosovaPress se ende nuk ka asnjë të dyshuar për vrasjen e ish- udhëheqësit të Iniciativës Qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviq.

Ai ka përsëritur versionin e komunikatës zyrtare e cila u është dërguar mediave sot pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit.Ekipi i KosovaPress është duke qëndruar në vendin e ngjarjes dhe raportojnë se gjendja është e qetë ndërsa njësitë e Policisë janë ende në vendin e ngjarjes.