14:26 / E Hënë, 19 Tetor 2020 / C E

Erikseni largohet nga Interi, pa e berë ende një vit

Derbi i humbur kundër Milanit la dhimbje më shumë se një humbje e zakonshme te Interi.

Neroazurët, të cilët janë pesë pikë larg vendit të parë në këto katër javët e para po shfaqin probleme në kalkulimet e Contes.

Erikseni nuk la gjurmë as në këtë sfidë edhe pse u inkuadrua në pjesën e dytë si zëvendësues, shkruan Indeksonline.

Danezi duket se nuk e ka të gjatën te Interi dhe mund të largohet ende pa i mbushur 1 vit.

PSG-ja tashmë është duke e shikuar terrenin për Eriksenit dhe mund të bëjë një ofertë në drejtim të tij.

Lojtari nuk është aspak i kënaqur me minutazhin dhe nuk e ka gjetur veten në teknikën e Contes.

Interi, do të kërkojë të paktën 20 milionë euro, shumë kjo për të kompensuar investimin që bëri janarin e kaluar. /IndeksOnline/