16:00 / E Diele, 01 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ende pa i bërë një javë qytetarët dëmtojnë inovacionin ‘Te Pema’ në Prishtinë (Foto)

Inovacioni ‘Te Pema’ i cili ka pak ditë që është vendosur në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë është dëmtuar nga disa qytetarë.

Inovacioni në fjalë është punim i studentëve të Fakultetit Teknik të Universitetit të Prishtinës. Ndërkohë përmes rrjetit social Facebook tashmë është bërë e ditur se inovacioni është dëmtuar, transmeton Indeksonline.

“Të nderuar qytetarë, Me keqardhje ju informojmë se ” TE Pema ” nuk ndihet e sigurt në shtëpinë e sajë të re, poashtu ju bëjmë thirrje të gjithëve që ta ruani dhe ta vlerësoni sepse është produkt i vendit dhe është në dobinë e të gjithëve”, thuhet në llogarinë e tyre në Facebook.

Inovacioni ‘Te Pema’ zëvendëson mbjelljen e 70 drunjve dhe ishte vendosur në shesh pikërisht javën që shkoj./Indeksonline/