75 Mall Live Search
11:48 / E Martë, 13 Gusht 2019 / indeksADMonline

Shkatërrohet parku i qytetit të Suharekës, pa kaluar muaji

86 mijë euro i ka kushtuar Komunës së Suharekës rregullimi i parkut të qytetit dhe i hapësirave gjelbëruese, por pa kaluar as një muaj që nga përfundimi i punimeve, parku ka nisur të shkatërrohet. Persona të papërgjegjshëm   i kanë demoluar figurat e lojës së shahut që janë bërë copë-copë, duke i hedhur gjithandej nëpër park. Por ajo që bie në sy është edhe cilësia e dobët e punimeve, ngjyra në fushat e shahut është  fshirë në tërësi  ende pa kaluar muaji.

Parku në ditën e përurimit

Për këtë ngjarje ka reaguar përmes  facebukut edhe kryetari i komunës së Suharekës duke e quajtur akt të ulët dhe njëherit ka premtuar se do ta rregulloj sërish.

“Kjo pamje nuk na nderon. Kujdesi për hapsirat publike duhet ta bëjë secilin të vëmendshëm.Kjo fushë e shahut ishte me pamje më të mirë, por nga persona të pandërgjeshëm është dëmtuar shumë. 

Mirëpo ne nuk e humbim shpresën. 
Kjo do të rregullohet sërish. Dhe, sërish do të kemi shtesë hapsira të gjelbërta dhe parqe për të gjitha moshat, kudo ku janë të nevojshme.

Sepse qytetarët e meritojnë dhe obligimi ynë është përkushtimi për të tu shërbyer me vullnet dhe gadishmëri kudo ku kërkohet” Ka thënë Muharremaj