11:35 / E Enjte, 29 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Endrick: Zgjodha Real Madridin sepse aty luajti idhulli im, Cristiano Ronaldo

Endrick, 16 vjeç, tashmë i nënshkruar nga Real Madrid nga Palmeiras zbuloi se idhulli Cristiano Ronaldo ishte një nga arsyet e zgjedhjes së madrileneve, kur kishte në dorë edhe propozime nga skuadrat e tjera.

“Real Madridi është një ekip shumë i madh. Vinícius më dërgoi mesazhe dhe më dha më shumë shpresë. Cristiano Ronaldo është gjithashtu idhulli im, ai luajti për Real Madridin. Kjo është arsyeja pse zgjodha Real Madridin dhe mendoj se është zgjedhja e duhur. Zoti ka qenë gjithmonë me mua dhe më ka thënë se kjo është rruga më e mirë”, ka shpjeguar ai në një deklaratë për gazetën spanjolle Marca.

“Jam shumë i lumtur dhe falënderoj shumë Zotin, por i kam këmbët në tokë. Nuk kam pushtuar ende asgjë, jam shumë mirënjohës për të tashmen dhe e ardhmja i përket Zotit. Kur të shkoj te Real Madrid, shpresoj të jem mirë, por tani jam ende te Palmeiras”, vazhdoi i riu, i cili mund të bëhet transferimi i dytë më i shtrenjtë në historinë e futbollit brazilian, i tejkaluar vetëm nga Neymar.