20:01 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Endrit ​Shala: Dikush nga KQZ po heshtë para krimit që po bëhet

Ministri në detyrë i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë nga Nisma Socialdemokrate, Endrit Shala ka theksuar se KQZ po hesht para krimit që po bëhet, duke tentuar që disa zarfe të Vuçiqit t’i shndërrojë në vota.

Postmi i Shalës në Facebook:

KQZ po hesht para krimit që po bëhet, duke tentuar që disa zarfe të Vucicit ti shëndrroj në vota !!!  Për të gjithë ata që kanë pasur dyshime, më lejoni të ju konfirmoj edhe njëherë se NISMA Socialdemokrate e ka kaluar pragun zgjedhor, deri tani ka 5,5%, të votave dhe këtë fakt e vullnet të qytetarëve nuk mund ta ndryshoj më askush, madje as KQZ-ja e cila duke mos vepruar në përputhje me ligjin po rrezikon prishjen e procesit zgjedhor, duke tentuar ti pranoj si të rregullta disa zarfa me kinse vota mbrenda, e të cilat erdhën me paketa nga Serbia, dhe të cilat u vendosën në një postë të Prishtinës, prandaj KQZ po bën shkelje ligjore.Të gjithë e dimë se ato vota janë sjellë me makinë e më pas janë futur në një postë, dhe mbyllja e syve kundër një veprimi të tillë antiligjor është krejtësisht jo parimor, kjo gjë është e jashtëligjshme dhe këtë gjë e di edhe vetë KQZ.Tentimi për ta lejuar një shkelje të tillë, duke u munduar ta dëmtojnë posaqërisht Nismën Socialdemokrate dhe koalicionin tonë, ta dëmtojnë vullnetin e mbi 40 mijë qytetarëve të Kosovës, është i papranueshëm. Ne ishim dëshimtarë edhe të problemeve shëndetësore që pësuan mbi 20 punëtorë të KQZ si shkak i këtyre votave. Mos reagimi i KQZ-së për këtë është shqetësuese, ndërsa tentimi për ti vlerësuar si të rregullta këto vota është alarmuese. Vullneti i qytetarëve as nuk mundet e as nuk guxon të ndryshohet. Koha është që KQZ të dal publikisht dhe ta ndaloj këtë veprim skandaloz e të pa pranueshëm !