22:27 / E Diele, 24 Janar 2021 / Blerim

Endrit Shala i reagon Abelard Tahirit: PDK ka harruar se kush ishin, NISMA krenare për të kaluarën

Ish shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, njëheresh anëtar kryesie i Nismës Socialdemokrate ka reaguar ndaj deklaratave të Abelard Tahirit për mos krijimin e koaliconit PDK-NISMA.

Ai shkruan se fatkeqësisht PDK-ja, dikur partia e luftëtarëve e çlirimtarëve nuk po i merr më parasysh kërkesat e ÇLIRIMTARËVE.

“Kjo nuk do të ndodhte në ditët kur PDK i ka pasur liderët e vërtetë. Ableard Tahiri ka të drejtë, sepse ai këto kërkesa nuk mund t’i kuptojë. Ai nuk e mban mend PDK-në e vërtetë”, ka shkruar ndër të tjera Shala në “Facebook”. Më tutje, ai ka thënë se ata tashmë më të vërtetë kanë ndryshuar, veçse fatkeqësisht kanë ndryshuar për të keq.

“E kanë humbur rrugën. Kanë HARRUAR se kush ishin. Por, NISMA kurrë nuk e harron të kaluarën, ne jemi krenar me liderin tonë Fatmir Limaj dhe të kaluarën tonë çlirimtare dhe të kaluarën atdhetare të familjeve tona”, thuhet në postimin e Shalës.

Postimi i plotë i Shalës:

Fatkeqësisht PDK-ja, dikur partia e luftëtarëve e çlirimtarëve nuk po i merr më parasysh kërkesat e ÇLIRIMTARËVE. Kjo nuk do të ndodhte në ditët kur PDK i ka pasur liderët e vërtetë. Ableard Tahiri ka të drejtë, sepse ai këto kërkesa nuk mund t’i kuptojë. Ai nuk e mban mend PDK-në e vërtetë.

Ata tashmë më të vërtetë kanë ndryshuar, veçse fatkeqësisht kanë ndryshuar për të keq. E kanë humbur rrugën. Kanë HARRUAR se kush ishin. Por, NISMA kurrë nuk e harron të kaluarën, ne jemi krenar me liderin tonë Fatmir Limaj dhe të kaluarën tonë çlirimtare dhe të kaluarën atdhetare të familjeve tona.