21:22 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ëndrra e çdo vajze, Kim Kardashian tregon dollapin e saj masiv të mbushur me çanta dhe këpucë me vlerë mbi 1 milion dollarë

Kim Kardashian  publikoj në mediat sociale të mërkurën në mbrëmje për të treguar veshjet e saj Cozy Collection nga linja e saj SKIMS.

Por të gjithë sytë ishin në dollapin e bardhë, që binte në sy, nga dhoma e 39 vjeçares.

Hapësira që ka Kim është padyshim ëndrra e çdo vajze pasi ishte e mbushur me gjëra që kapin vlerë mbi 1 milion dollarë të stilistëve të nivelit të lartë nga Hermes, Dior, Gucci dhe Louboutin, transmeton Indeksonline.

Pas nënës së katër fëmijëve ishin rreshta çantash Hermes Birkin – të cilat kushtojnë diku nga 20,000 deri në 300,000 dollarë në varësi të materialit të përdorur. 

Kishte lehtësisht mbi 30 nga çantat franceze, të cilat Kim dhe motrat e saj Khloe, Kourtney, Kendall dhe Kylie – si dhe mamaja Kris – shpesh i dhurojnë njëra-tjetriës në ditëlindjet ose Krishtlindjet.

Kishte disa modele kafe, të zezë dhe blu. Kishte edhe modele rozë, portokalli dhe të bardha.

Pastaj disa rafte këpucësh, të larta prej ari deri te atletet e zeza dhe të paktën 40 palë çizme të zeza.

Kylie Jenner gjithashtu ka shfaqur dollapin e saj të çantave në mediat sociale e cila ‘çmendi’ adhuruesit nga xhelozia. Edhe ajo ka dhomën e saj të mbushur me çanta të cilat duhet të jenë me vlerë mbi 1 milion dollarë.

“Ato janë kryesisht nga markat Hermes, Birkin dhe më pas Louis Vuitton, shumë Chanel dhe disa Dior dhe Fendi’, tha për Harper’s Bazaar projektuesi i brendshëm i shtëpisë së Kylie, Martyn Laërence-Bullard. 

Në 22 vjeçrja, Kylie tashmë është një miliarder nga linja e saj Kylie Cosmetics të cilën ajo e shiti 51% te Coty-t./Indeksonline/