13:30 / E Shtunë, 19 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ëndrra e Interit për transferimin e Vidalit ende e gjallë

Gjiganti italianë, Interi është ende optimist për transferimit e futbollistit të Barcelonës, Arturo Vidal.

Kiliani ka lavdëruar trajnerin e Interit, Antonio Conten në intervistën e tij të fundit, andaj sipas zhvillimeve të fundit nerazurët janë ende optimist se mund të arrijnë blerjen e futbollistit.

Mirëpo në mungesë të fondeve të mjaftueshme, Interi e ka menduar edhe një opsion tjetër nëse dështon transferimi i Vidal, i cili është transferimi i Nemanja Matic nga Manchester United, i cili është në vitin e tij të fundit para se t’i mbarojë kontrata me klubin anglez./Indeksonline/.