16:18 / E Shtunë, 25 Nëntor 2017 / indeksADMonline

“Ëndrra ime është ta përfundoj karrierën te Barça”

Lionel Messi u ka dhënë fund thashethemeve rreth të ardhmes.

Argjentinasi ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me blaugranët, megjithëse kohët e fundit u spekulua se do të largohet prej klubit.

Kontrata e re me katalunasit vlen deri në verën e vitit 2021 dhe të gjitha klubet që e duan pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, duhet të paguajnë 700 milionë euro.

Messi tha edhe disa fjalë pasi rinovoj kontratën, duke treguar se është mjaft i lumtur.

Nënshkrimi – “Ka qenë një kohë që ne e kemi pasur mendjen ta bëjmë këtë dhe tani është bërë. Jam i lumtur të mbetem i lidhur me klubin, që është shtëpia ime”

Endrra e tij – “Dua të vazhdoj tërë jetën time këtu, gjithnjë kam thënë se dëshiroj të luaj gjith karrierën time dhe ta përfundoj këtu në Barcelonë” , deklaroi Messi. /IndeksOnline/