Eni Koçi nuk bezdiset nga i ftohti, vjen joshëse edhe në temperatura të ulëta
Këngëtarja bionde Eni Koçi për dallim prej herëve të tjera kësaj radhe ka sjellur një imazh në të cilin shihet e përgatitur për kohët e ftohta.
Eni e cila njohur për linja seksi shpesh herë publikon fotografi të cilat nxisin imagjinatën, por kësaj here ishte më ndryshe, shkruan Indeksonline.
Këngëtarja ka publikuar një fotografi ku shihet në një ambient të ftohtë veshur me pallto, por që kjo nuk e bezdiste biondinën seksi.
“I ftohti nuk më ka penguar asnjëherë”, ka shkruar Eni në mbishkrimin e imazhit.
Kujtojmë se Eni Koçi ditë më parë solli bashkëpunimin e radhës e Genc Prelvukaj, ata publikuan me videoklip këngën ‘Harrove’./Indeksonline/