75 Mall Live Search
14:45 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Eni Koçi publikon baladën e re

Eni Koçi ka publikuar projektin më të ri të cilin e kishte paralajmëruar kohë më parë.

Kënga me titullin ‘Sot’ është e zhanrit baladë ndërsa është sjellur së bashku me videoklip në të cili këngëtarja bionde ka shkëlqyer me dukjen, shkruan Indeksonline.

Vetë këngëtarja është përkujdesur për tekstin së bashku me reperin Gold Ag ndërsa është përcjellur me kitarë nga Astrit Stafa.

Kujtojmë që muajin e kaluar Eni solli projektin ‘Harrove’ në bashkëpunim me reperin Genc Prelvukaj./Indeksonline/

Temat: