16:26 / E Diele, 28 Qershor 2020 / C E

Enis Bardhi lëshon “predhën”, shënon super gol

Levante ka fituar 4:2 ndaj Betisit, takim i cili u zhvillua në kuadër të La Ligës në xhiron e 32-të.

Ndeshjen për Levanten e ka zhbllokuar talenti Borja Mayoral në minutën e 21-të për 1:0.

Ndërsa në minutën e 36-të ka dyfishuar rezultatin me golin e realizuar nga futbollisti shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi.

24-vjeçari është futur në zonë dhe ka gjetur golin me një goditje të bukur me të majtën.