21:44 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Enis Bytyqi sjell baladën e radhës ‘Marak’

Këngëtari i njohur, Enis Bytyqi ka lansuar sonte projektin e tij të radhës.

Me titull “Marak”, Enisi ka sjell në treg baladën e tij më të re, shkruan Indeksonline.

Artisti pothuajse të gjitha klipet i realizon jashtë vendit, e duket se edhe i fundit është kështu.

Ai ka bërë xhirimet në qytetin e bukur të Parisit, por për dallim nga herët tjera, nuk shfaqet ndonjë femër.

Kujtojmë se para disa ditësh Enisi i dha fund beqarisë, për t’u kthyer përsëri në profesion.

Më poshtë gjeni projektin e fundit të Enisit. /Indeksonline/