23:30 / E Martë, 17 Gusht 2021 / OSH

Enver Bajçinca kandidat i LVV-së për kryetar të Fushë-Kosovës

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Fushë-Kosovë ka njoftuar se kandidat i tyre për kryetar të Komunës është Enver Bajçinca.

Në njoftimin e LVV-së thuhet se Bajçinca është doktor i shkencave ekonomike, profesor universiteti dhe ekspert i angazhuar tek Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit.


LVV në Fushë-Kosovë ka bërë të ditur se tashmë e ka hartuar edhe listën e kandidatëve për asamble komunale.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.