19:52 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / Blerim

Enver Hasani: Kushdo që është dënuar në tri vitet e fundit, nuk ka të drejtë kandidimi në zgjedhje

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, sot edhe një hererë ka thënë se, kushdo që ka dënime të prera qoftë me burgim, me gjobë apo me kusht në tre vjetët e fundit pavarësisht llojit apo shkallës së dënimit nuk mund të kandidojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen, më 14 shkurt 2021.

Ai këto deklarime i ka bërë në në tryezën e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtës me temë: “Kush ka të drejtë të kandidojë në zgjedhje?”.

“As në dispozitiv dhe as në pjesën arsyetuese të aktgjykimit, Gjykata Kushtetuese nuk ka lënë asnjë dyshim më të vogël se çdo kush që ka dënim fajësues për tre vjet pa marrë parasysh shkallën e veprës, peshën e veprës dhe të dënimit në mënyrë jo diskriminuese ka cenuar garancitë kushtetuese nga neni 45, por edhe nga neni 70.6 edhe këtë garanci e ka rrënuar për shkak se nuk ka asnjë logjikë që dikush që ndërkohë është deputet të vijë një dënim 8-9 muaj për ndonjë vepër. Gjykata nuk ka bërë asnjë dallim sa i përket peshës së veprës llojit të dënimit dhe në mënyrë gjenerale po e përsërisë se nuk ka asnjë rend, që citohen në raportin e Venecias që e thotë në këtë mënyrë. Aty ke ose me Kushtetutë ose me ligj si akte autorizuese që shumicën e rasteve ia lënë një organi me vendos. Nuk besoj që ka kush që mund ta lexojë ndryshe kushdo qoftë nuk e di kush ka përfshirë edhe zotërinë Kurti a ka vendim apo nuk ka vendim unë vetëm kam dëgjuar nëpër media nuk e di, por nuk mundet ndryshme me u interpretua. Prapë po e them se kam frikë që në të ardhmen mund të vijë gjendja në këtë vend për moskuptim për shkak të jo profesionalizimit të dispozitivit dhe të krijohet një mish-mash dhe nuk ke më se çfarë zbaton”, theksoi ai.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, thotë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk lë dyshime se çdo kush që ka 3 vjet dënim pa marrë parasysh shkallën apo dënimin për veprën penale nuk mund të kandidojë në këto zgjedhje.