10:27 / E Diele, 18 Gusht 2019 / indeksADMonline

Enver Hoxhaj dedikimi romantik për ditëlindjen e bashkëshortes

Zëvendëskryeministri dhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj që në orët e para të mëngjesit ka uruar bashkëshorten e tij, Remzie Shahini-Hoxhaj me rastin e ditëlindjes.

Hoxhaj përmes një postimi në Facebook ka bërë një dedikim romantik. Udhëtaren e jetës ai e ka krahasuar me diellin, shkruan Indeksonline.

Statusi i tij i plotë:

Kafe me Remzien për ditëlindjen e saj, e cila është si dielli që ka lëvizur përreth meje për gati dy dekada duke qenë mike, grua dhe nënë e përkushtuar e dy fëmijëve tanë, Leas dhe Lirit.